HomePolitikë

Zbardhet takimi mes Metës dhe Thaçit

Presidenti Ilir Meta ka treguar detaje nga takimi që zhvilloi sot me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi.

Në një dalje për mediat nga Presidenca, Meta tha kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike në Kosovë. Mes të tjerash ai falënderoi për bashkëpunimin dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se me homologun Thaçi shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik.

Nga ana tjetër edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar takimin e tij me Metën, ku theksoi se dy çështjet që u diskutuan ishin rikthimi në normalitet të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe rifillimi i dialogut Kosovë- Serbi.

Thaçi shtoi se Kosova dhe Shqipëria kanë qenë gjithmonë në krahë të njëra-tjetrës dhe si të pandara duhet ta vazhdojnë rrugën e integrimit euroatlantik.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME