Zbardhet takimi mes Ramës dhe ambasadores së SHBA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.
Në një reagimin të ambasadës së SHBA në Tiranë, thuhet se objektivi i takimit kanë qenë ngjarjet e fundit të ndodhura në Shqipëri.
Ambasadorja ka theksuar rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.
Gjithashtu, njoftohet në këtë reagim se së shpejti Kim do të takohet dhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
NJoftimi
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti.
K.S/GotaNews