HomePolitikë

Zbardhet takimi mes Ruçit dhe ambasadores Kim

Paraditen e sotme kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti në një takim ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ku u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe për shpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Ruçi vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht i angazhuar për suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërie të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.   

 

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht i ngazhuar për  suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.

K.S/GotaNews

             


TË NGJASHME