HomePolitikë

Zbardhet takimi mes Yuri Kim e Ruçit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar një takim në kryesinë e kuvendit me Kryetarin Gramoz Ruçi dhe kreun e komisionit të ligjeve Ulsi Manja.

Në njoftimin e Kryesisë së Kuvendit thuhet se fillimisht ambasadorja Kim ka biseduar për 15 minuta me kryetarin e komisionit të ligjeve Manja, i cili e ka njohur mbi ecurinë e reformës në drejtësi lidhur me nevojat që kanë shprehur disa institucione për disa  rregullime të disa vakumeve që kanë nevojë të plotësohen.

Më pas Kim ka takiuar kreun e Kuvendit Ruçi, lidhur me reformën në drejtësi, por edhe reformën zgjedhore, që sikurse është deklaruar pritet të përfundojë më 31 Maj.

Theksohet gjithashtu se suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME