HomeLajmi i Fundit

Zbardhet vrasja e zyrtarit në Vlorë, arrestohen 3 persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Selenicë ku mbeti i vrarë kreu i njësisë administrative Kotë në Vlorë, Argjil Gjoka. Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Namik Bejtja, 30 vjeç, Jace Bejtja, 22 vjeç dhe Arif Bejtja, 19 vjeç, , ndërsa është shpallur në kërkim Mersim Bejtja, 32 vjeç.

Ditën e djeshme në fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti me armë zjarri midis disa personave, janë plagosur shtetasit Arif Bejtaj, 19 vjeç dhe Argjil Gjoka, 51 vjeç, ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën në Spitalin e Vlorës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë.


TË NGJASHME