HomeSociale

Zbardhja e vrasjeve në Elbasan, reagon Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale muajin e fundit në Elbasan.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Balla shkruan se puna e kryer me profesionalizëm ishte një goditje e fortë ndaj krimit dhe nxit Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë Elbasan të forcojnë luftën kundër krimit.

MESAZHI I BALLËS
Përshëndes punën e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë Elbasan për zbulimin dhe vendosjen në pranga të autorëve të disa ngjarjeve kriminale.

Puna e kryer me profesionalizëm nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamenti i Policisë Krimnale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin aktiv të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan ishte një goditje e fortë ndaj krimit.

Ky hetim i plotë dhe profesional ishte një detyrë që duhej kryer me shpejtësi, sikurse ishte pritshmëria e qytetarëve të Elbasanit për goditjen e fortë të krimit në këtë qytet, pas disa ngjarjeve kriminale tronditëse.

E nxisim Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë Elbasan të forcojnë luftën kundër krimit Rezultatet e ditës së sotme, pas një pune të pandërprerë 10 ditore, janë premisa për rezultate të tjera pozitive.


TË NGJASHME