HomeSociale

Zbulim gjigand! Kanceri zhduket tek të gjithë pacientët gjatë një testimi farmaceutik

Për herë të parë në histori, një provë farmaceutike tek një grup të vogël pacientësh me kancer rezultoi në eliminimin e sëmundjes në çdo pjesëmarrës në masën 100%. Sipas  New York Times, në një provë shumë të vogël klinike në Qendrën e Kancerit “Memorial Sloan Kettering” në Manhattan, 18 pacientë morën një ilaç të quajtur dotarlimab për rreth gjashtë muaj, dhe në fund tumori i secilit u zhduk.

Sipas një raporti, 18 pacientët i ishin nënshtruar më parë trajtimeve të ndryshme, duke përfshirë kimioterapinë, rrezatim dhe madje edhe operacione që mund të rezultojnë në mosfunksionim të zorrëve.

Gjetjet e eksperimentit u botuan në New England Journal of Medicine nga Dr. Luis A. Diaz Jr. i Memorial Sloan Kettering Cancer Center.

“Ishin shumë lotë të lumtur”, tha Dr. Andrea Cerceck, bashkëautoe i studimit.”Është tepër shpërblyese…të marrësh këto lotë të lumtur dhe emaile të lumtura nga pacientët në këtë studim, të cilët përfundojnë trajtimin dhe kuptojnë, “O Zot, tani trupi im funksionon normalisht pa qenë nevoja t’i nështrohem kimioterapisë ose rrezeve”, shtoi Dr. Cercek.

“Unë besoj se është hera e parë që kjo ndodh në historinë e kancerit ,” shtoi Dr. Luis A. Diaz Jr.

Më shumë rreth ilaçit të mrekullueshëm të kancerit

Dostarlimab është një ilaç me molekula të prodhuara në laborator që veprojnë si antitrupa zëvendësues në trupin e njeriut. Ilaçi demaskon qelizat e kancerit, duke lejuar sistemin imunitar t’i identifikojë dhe shkatërrojë ato.

Gjatë provës, pacientët morën dotarlimab çdo tre javë për gjashtë muaj. Kanceri u eliminua në çdo pacient dhe ishte i pazbulueshëm përmes ekzaminimit fizik, PET Scan, MRI ose Endoskopisë.

Dr. Hanna K. Sanoff e Qendrës Gjithëpërfshirëse të Kancerit Lineberger të Universitetit të Karolinës së Veriut, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, tha se ndërsa rezultatet ishin “bindëse”, nuk është ende e qartë nëse pacientët janë shëruar përgjithmonë dhe kanceri nuk do të kthehet./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME