HomePolitikë

Zbulohen 5 emrat/ Kush do ta përfaqësojë Bashën në tryezën zgjedhore

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe aletatët e tij, gjatë mbledhjes në selinë blu, kanë vendosur se kush do jenë tre përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Oerd Bylykbashi, Mesila Doda dhe Petrit Vasili janë pesë opozitarët, të cilët do të bëhen pjesë e Këshillit Politik.

Këshilli do të përfshijë bashkëshkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfaqësuesit e opozitës joparlamentare dhe përfaqësuesit e partive politike në Parlament.

Nuk dihet nëse ata do të arrijnë një marrëveshje për sistemin zgjedhor, ndërsa Rudina Hajdari deklaroi dje se nuk do të pranojë asgjë pa u konsultur me kolegët në Parlament, ndryshe nga opozita joparlamentare dhe mazhoranca që kanë dhënë sinjale se do të bëjnë lëshime.

Mbledhja e parë e Këshillit Politik do të mbahet nesër në orën 17:00, ku pritet të diskutohet për një marrëveshje për Reformën Zgjedhore.


TË NGJASHME