HomeSport

Zbulohen arbitrat, ja kush është kryendeshja e javës për FSHF-në

Nuk është Partizani-Skënderbeu ndeshja e rëndësisë së veçantë për FSHF-në, por ajo që do të luhet sot në orën 15:30 në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës mes Kastriotit dhe Luftëtarit.

Diferenca e gjirokastritëve me krutanët është 7 pikë, por rezultati i ndeshjes së sotme mund të vendosë shumë për të ardhmen e skuadrave në luftën për mbijetesë në Superiore. “Panorama Sport’ mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta në FSHF, se krahas shefit të sektorit të garave, Lysien Nurishmi, i cili do të jetë në rolin e delegatit, ndeshja do të ketë gjashtë arbitra.

Mësohet se kryesor është përzgjedhur ndërkombëtari Enea Jorgji, ndërsa asistentë të tij do të jenë Ermal Barushi dhe Emigres Ganxhi. Si arbitra të linjës janë përzgjedhur Klajdi Kola dhe Orlando Kuka, të cilët përfaqësojnë kolegjiumin e Tiranës. FSHF i ka dhënë një rëndësi të madhe kësaj ndeshjeje, teksa në stadiumin e Fushë-Krujës pritet të ketë edhe një numër të madh të forcave të rendit./panoramasport


TË NGJASHME