HomeLajmi i Fundit

Zbulohen mesazhe të gazetarit për të tjera kolege, reagon gazetari

Gazetari Sadik Sejdinaj, pasi u ndalua nga policia nën akuzën se ka kanosur përmes telefonit kolegen e tij, ka deklaruar se “Nuk jam arrestuar. U shoqërova në polici për të sqaruar detajet e këtij lajmi që nuk e di nga mbiu, por fatkeqësisht bëri hatanë”.

Sejdinaj ka mohuar arrestimin, madje nuk kursehet që të bëjë një reagim dhe në ‘Facebook’ ndërsa tregon se është shoqëruar në polici për të dhënë sqarime. Ai tha se u ndje keq për faktin se si u shpërnda lajmin në media.

“Nuk jam arrestuar. U shoqërova ne polici për te sqaruar detajet e këtij lajmi qe nuk e di nga mbiu, por fatkeqësisht beri hatane. U ndjeva tmerrësisht keq kur koleget e mi ne polici kishin shpërndarë një deklaratë për mediat se jam shoqëruar ende pa me bere asnjë lloj verifikimi apo pa me pyetur : si qëndron puna? Gjithashtu edhe kolegeve te mi ne televizione dhe port(h)aleve qe u nguten për te bere lajmin i pari, kush me foto e kush me emër e mbiemër. Faleminderit te gjithëve!”, shkruan i riu, ndërsa më pas është penduar dhe ka fshirë statusin.

Sadik

26-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim, iu dorëzua më herët shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale. Por vetëm pak orë më vonë ai sqaroi se ishte i lirë.

Gazetarja e televizionit të njohur, e cila përndiqet nga i riu 26-vjeçari, Sadik Sejdinaj gjithashtu gazetar, duket se nuk është e vetmja. Pas lajmit për ndalimin e tij një tjetër gazetare që kërkon të mbetet anonim, ka denoncuar gjithashtu mesazhe të shumta që i riu ia dërgonte përmes rrjeteve sociale.

Gazetari i ka shkruar disa herë vajzës, në kohë e vende të ndryshme. “Edhe pse të dua nuk të heq dot nga mendja” janë disa prej mesazheve që 26-vjeçari shkruan përmes mesazhe në rrjetet sociale.

Burime zyrtare nga policia thanë sot se gazetari Sadik Sejdinaj, akuzohet se në mënyrë të përsëritur kanoste me mesazhe në telefon vajzën me inicialet A.T. E reja e gjendur në këto kushte ka denoncuar 26-vjeçarin në polici, ku ka deklaruar se i riu e përndiqte.