HomeSociale

Zbulohen përgjimet, si kërcënonin njëri- tjetrin banditët shqiptarë

Pas sekuestrimit të sasive të drogës që trafikonin anëtarët e grupit të “brezi i gjelbër” mes tyre kanë nisur dhe kërcënimet me jetën e fëmijëve. ReportTv ka siguruar dosjen me përgjimet që çuan pas hekurave 20 persona ndërsa 6 prej tyre janë ende në kërkim.

Më 24 nëntor 2018 policia e Sarandës ka sekuestruar 32.35 kg kanabis dhe një BMW X5. Në këto përgjime rezulton se Ervis Hysaj dhe Donald Nelaj kërcënojnë me jetë Mikel Jorgjin, pasi rezulton se Jorgji kishte qenë lidhja e tyre me disa pjesëtarë të grupit nga Tepelena.

“Nesër shoku im bjerë i cik atë X5 aty dhe fillo i cik bjeru këmbëve mos u bjerë më llafeve dakord” i drejtohet Hysaj Jorgjit. Ndërsa Jorgji i thotë “Po na bie në qafë shoku, po na bie në qafë” Biseda vazhdon edhe një ditë më pas ku Ervin Hysaj telefonon Mikel Jorgjin duk i thënë “O vlla, mos ta kthejmë ndryshe, mos paça njeri vëlla do t’i hedh kalamajt nga ballkoni”.

Pjesëtarët e këtij grupi rezultojnë se pas cdo operacioni policie shfaqnin interes për të arrestuarit nëse ishin apo jo nga të tyret, kjo faktohet dhe nga një bisedë e përgjuar mes numrit dy të spitalit Sarandë Florenc Llanaj dhe Kejdi Sadushit njohur si kreu i grupit me kodin Kosta.

Më 13 shkurt sipas përgjimeve, Llanaj telefonon Kostën. “Shiko andej mo shiko i cik se çka dalë” Por Kosta i përgjigjet “Po s’janë ata tanët jo. Kur të dalin ata, ajo e imja do të dalin me pesqin veta, me pes makina, me fshati, me lazo, me tër bashkë.

ReportTv ka siguruar dhe listën me 26 urdhër- arrestet e akuzës dhe prokurorit Anton Martini ku rezulton se 20 prej tyre janë prangosur dhe 6 janë në kërkim. Mes të arrestuarve në këtë grup është dhe Malo Mala i njohur si vëllai i Gjolek Malajt, komandantin rebel në jug përgjatë vitit të mbrapshtë 1997. 20 të arrestuarit ditën e premte do të dalin para gjykatës së krimeve aty ku do të vlerësohet kërkesa e prokurorisë për lënien e tyre pas hekurave.


TË NGJASHME