HomeSociale

Zbulohet axhenda e Kongresit të PS-së/ 7 emrat që zyrtarizohen si kandidatë për Bashkitë

Është zbuluar axhenda e Kongresit Kombëtar të PS-së që do të mbahet në datën 23 Mars 2019.

Në këtë kongres pritet që të zyrtarizohen dhe 7 kandidatë për Bashkitë e vendit, mes tyre dhe Pjerin Ndreu në Lezhë dhe Erion Veliaj në Tiranë.

Nën moton Bashkia që duam, PS do të zyrtarizojë dhe kandidatët e mëposhtëm:

Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi (rikonfirmohet)

Kryetari i Bashkisë Korçë Sotiraq Filo (rikonfirmohet)

Deputeti i Lezhës Pjerin Ndreu (kandidat i Lezhes)

Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli (rikonfirmohet)

Kryetari i Bashkisë Roskovec Majlinda Bufi (rikonfirmohet)

Prefekti i Qarkut Elbasan Gledian Llatja (kandidat i ri, zëvendëson Qazim Sejdinin)

Si dhe Erion Veliaj për Tiranën (rikonfirmohet)

Axhenda: 

08.30 – Rregjistrimi i delegatëve

09.45 – Përfundimi i hyrjes së delegatëve

10.00 – Hapja e Kongresit. Seanca e Parë.

Fjala hyrëse nga Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant  Balla.

Bashkëqeverisja me Njerëzit:

Zëvendës Kryeministri Erjon Braçe

Ministri Drejtësisë Etilda Gjonaj

Dëshmitarë të shumë rasteve suksesi të bashkëqeverisjes me njerëzit

Puna e Qeverisë për Bashkitë që Duam. Prezantime sektoriale:

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Cuci

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku

Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu

Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

Ministri i Kulturës Elva Margariti

Shqipëria në Bashkimin Europian:

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Caka

Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali

Miratimi i Deklaratës së Kongresit

12.00 – Seanca e Dytë

“BASHKIA QE DUAM” – Tirana

Fjala hyrëse nga Kryetarja e PS Tiranë Blerina Gjylameti.

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe prezantimi i listës së kandidatëve të PS për anëtarë të Këshillit Bashkiak Tirane

Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të PSSH EDI RAMA

13.30 – Përfundimi i Seancës së Dytë

15.00 – Seanca e Tretë e ndarë në tre panele.

Bashkitë që Duam për Shqipërinë që Duam – Pallati i Kongresve

Edukim Cilësor dhe Punësim për të Rinjtë – Pallati i Kongresve

Reforma Zgjedhore dhe Vota e Emigrantëve – Hotel Sheraton

17.00 – Mbyllja e punimeve.


TË NGJASHME