HomeShowbiz

Zbulohet emri që McKresha ka zgjedhur për fëmijën e tij që pritet të vijë së shpejti në jetë

Mc Kresha pritet të bëhet baba së shpejti. Reperi shqiptar u martua para pak muajsh me partneren e tij Erzina Shehun.
Bashkëshortja e reperit do të sjellë në jetë një vajzë ndërkohë që është mësuar edhe emri i vogëlushes që pritet të vijë në jetë.

Ishte babai i Erzinës ai i cili ka postuar në profilin e tij të Instagramit disa foto ku shihet bashkëshortja e Kreshës dhe nëna e saj. Babai i Erzinës shkruan përkrah fotove dhe emrin “Iza” ç’ka na bën të dyshojmë se ky është emri i zgjedhur për vajzën që do të vijë në jetë.

Nuk dihet se sa muajshe është partnerja e McKreshës mirëpo na mbetet të presim se kur do vijë në jetë vajza e tyre.


TË NGJASHME