HomePolitikë

Zbulohet hileja e socialistëve për protestën e nesërme

Ditën e nesërme opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë të ngjashme me atë të 16 Shkurtit, me ndryshimin e vetëm se këtë herë do të mbahet përpara godinës së Parlamentit.

Dhe për këtë shkak duket se kanë nisur dhe hiletë e para nga ana e mazhorancës, e cila nuk ka përcaktuar ende orarin e seancës së neserme që do të mbahet në Kuvend. Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të Kuvendit, është publikuar rendi i ditës se seancës plenare, po jo orari i nisjes së diskutimeve.

Me gjasa Rama dhe të tijët po përpiqen që të shmangin çdo irritim të mëtejshëm të situatës. Në këto kushte edhe pse opozita e ka lënë orën 10:00 si nisje të protestës së saj, nuk përjashtohet mundësia që ajo të zgjatet dhe më shumë në kohë.

Kujtojmë që opozita kërkon një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër, e cila do të përgatisë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, dhe të pandikuara nga paratë e krimit. Nga ana tjetër PD dhe LSI kanë vendosur të djegin mandatet e deputetëve të tyre.

Rendi i ditës së seancës së nesërme:


TË NGJASHME