HomeLajme

Zbulohet historia e dy vëllezërve Basho, priten të tjera arrestime

Dy vëllezër, me veprimtari të gjerë në fushën e krimeve ndaj personit dhe të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në Shqipëri, u arrestuan nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit të koduar “Selenica”.

Tesi alias Tesilvan Basho, 38-vjeç, person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore ishte i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje. Gjatë operacionit kapet dhe vëllai i tij për “Shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie”. Ai quhet Satilno Basho, 33 vjeç, banues në Vlorë, vëllai i Tesi Bashos.

Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri Kallashnikov me 6 krehëra me fishekë, 1 armë zjarri pistoletë me dy krehëra, kallëp me lëndë eksplozive, jelek antiplumb, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 5 radio marrëse – dhënëse si të Policisë, 900 euro, si dhe dokumente të ndryshme.

Por një vit më parë, në shtator të 2018-ës, ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në faqen e tij në Facebook, thoshte se një nga shqiptarët e arratisur nga burgu i Rebbia-s në Romë në Tetor të 2017, Tesi Basho, lëviz lirshëm në Vlorë dhe ka mbështetjen e strukturave shtetërore, teksa shtonte se informacioni që kishte ardhur në adresë të tij, është dërguar nga një person që prezantohet si punonjës policie.

Statusi i plotë i ish-Kryeministrit nje vit me pare

Pershendetje nga Vlora Doktor Berisha. jam punojes policie dhe po ju jap disa te dhena ti beni publike.Gjendja ne. Lore sot esht me kritike se kurr,bandat e lidhura me Xhafen dhe qeveritare te tjere bejne ligjin,nje vrases shume i rezikshem po leviz lirshem prej kohesh ne Vlore.ai quhet Tesi Basho dhe eshte njeri nga 3 te aratisurit nga burgu i Rebibbia ne Rome ne daten 27.10.2016.eshte i denuar ne shtetin italian me burgim te perjetshem ( ergastro )pere vrasje te dyfisht.prej aratisjes se tij nga burgu dhe ardhjes ne shqioeri me gomonet e trafikut,ne Vlore perflitet shume se ai eshte autori i disa ngjarjeve shume te renda kriminale te ndodhura si,vrasje,grabitje,gjob venie,dhe rembim personi me zhdukje te kryera keto kundrejt pagesave dhjetera mijera euroshe ne bashkepunim me grupet kriminale.

Tesi Basho lindure ne Selenic dhe banues ne Selenic dhe Vlore shihet te levizi lirshem ne qytet dhe nepere ambiente publike me nje automjet Toyota Land Cruis te Blinduar.ai leviz ne shoqerin e te fortit te Selenices dhe nen garancin e tij pere te mos ta prekure kushe nga policia e shtetit ne Vlore.

i forti i Selenices quhet Ferdinand Llanaj, njihet edhe me pseudonimet si ( Robi Batos ) ose ( Robi nga Selenica ) Robi ne Vlore eshte shume i pushteçem,dhe njihet si kapo band dhe eshte drejtus i nje grupi shume te fuqishem kriminal qe bashkepunon ngusht edhe me grupe te tjera kriminale.Ferdinand Llanaj dhe vellai i tij Klodi kane ne perdorim 4 automjete te Blinduara.njera prej te cilave e blere se fundmi qindra mijera euro nga te ardhurat e aktivitetit tetyre kriminal.eshte tip Toyota Land Cruis ngjyre zeze e vitit 2014 me targe AA 495 UE.automjetet e tjera jane,

Mercedes Benz S clas AA 125 NZ. BMË seria 7 ngjyre blu e heret AA 999.. dhe fuoristrad Land Rover Discovery me ngjyre te bardh me targe Kosove 01 127 CU.

Robi Batos eshte vrases, dhe eshte sponsor i fuqishem i partis ne pushtet dhe ne bashkepuni me grupin e tij kriminal mere pjese nepere fushata elektorale.ka investuar edhe ne rindertimin e postes te policis ne Selenic aty ku era e shtetit pere te dhe banden e tij nuk ndihet fare.Robi batos Doktor, ka 2 gomone te fuqishme me 4 dhe 3 motora mbi 10 metershe te gjata me te cilat ka sjelle edhe te aratisurin nga burgu i Italis drejt Vlores dhe e ka perdorur pere ngjarje te renda kriminale.dhe pritet ta perdori pere interesat e partis ne fushaten e ardhshme elektorale.

gomonet e fuqishme i perdor pere transportimin e lendeve narkotike qe ka stok me tonellata dhe te parcelave gjigande qe ka aktualisht ne zonen e Selic Trebloves ,dhe pere transportin e armeve drejt Italis Greqis dhe Turqis dhe anasjelltas.keto te dhena qe po ju jap Doktor Berisha jane 100 perqind super te sigurta.i keni te gjitha muncit pere ti verifikuar dhe ti beni publike.kam shum respekt dhe ju uroj gjithe te mirat nga Vlora…

Arrestimi i Tesi alias Tesilvan Bashos dhe vëllait të tij ka sjellë në qytetin bregdetar forca të policisë edhenga kryeqyeti.

Burime nga policia bejne me dije se do te kete te tjera aksione per persona me rrezikshmeri apo te shpallur ne kerkim. Behet fjale sipas burimeve per rreth 10 urdher arreste.


TË NGJASHME