HomeLajmi i Fundit

Zbulohet identiteti i 57-vjeçarit të vrarë në Korçë, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një person është qëlluar për vdekje ma armë zjarri.

Mësohet se viktimë ka mbetur një 57-vjeçar, i identifikuar si Gramoz Nako, ku sipas policisë, u gjet i pajetë nga bashkëshortja në banesën e tyre.

57-vjeçari, ishte një emigrant i cili sapo ishte kthyer nga SHBA.

Nuk dihen ende të tjera detaj në lidhej me këtë ngjarje, ndërsa polica po heton për zbardhjen e plotë të saj

 Njoftimi i plotë i policisë:

Korçë/Informacion paraprak.

Më datë 08.07.2019, në lagjen nr 7, në banesë është gjetur nga bashkëshortja, shtetasi G.N 57 vjeç, i pajetë, i vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.