HomeShowbiz

Zbulohet kush është anëtari i fundit në jurinë e “Dancing With the Stars”

Kur duhet edhe pak ditë që gjithçka të fillojë, juria e “Dancing With the Stars” sapo është plotësuar! Katërshja në tavolinën e gjykimit mbyllet me Armand Pezën, ish-opinionist në Big Brother dhe që është i njohur për komentet e tij pikante.

Kështu, Peza ka zënë vendin e Holta Dulakut, e cila u përfol si pjesë e jurisë por që ende pa u konfirmuar është tërhequr nga ky rol.

VIP-at në kërcim do të gjykohen nga balerini Kledi Kadiu, ish-Missi Valbona Selimllari, moderatorja dhe autorja Dalina Buzi, e tani edhe nga sipërmarrësi Armand Peza.


TË NGJASHME