HomeLajmi i Fundit

Zbulohet kush ra sot në “rrjetën” e OFL-së

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë katër të dënuarve personave në Tiranë, Tropojë dhe Kukës.

Ata janë: Vito Biba, Abedin Palnikaj, Baftjar Gjana dhe Genti Tahiri.

NJoftimi

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

V. B., banues në Tiranë, i dënuar për verpën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”;

A. P., banues në Curraj, Tropojë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

B. Gj., banues në Resk, Kukës, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

G. T., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

K.S/GotaNews