HomeShowbiz

Zbulohet lidhja e Jonida Vokshit me Dj e njohur shqiptar

Ishte tetor kur mësuam se DJ i njohur shqiptar, Sardi i kishte dhënë fund lidhjes me balerinën e televizionit “Klan” Jora Hodo.
Në atë kohë u përfol për një kontratë profesionale e Jorës në Amerikën Latine, që kishte gjasa të kishte ndërhyrë në marrëdhënien mes tyre.

Zyrtarisht, Sardi hyri në listën e beqarëve më tërheqës shqiptarë, por emri në këtë “listë” duket se u fshi shumë shpejt.
Kjo pasi “iconstyle.al” ka mësuar se Sardi është në një marrëdhënie romantike me moderatoren e njohur të Digitalb, Jonida Vokshi.

Sipas burimeve për “iconstyle.al”, dyshja ka pak muaj që janë bashkë dhe lidhja e tyre është një surprizë e madhe për të gjithë, veçanërisht duke marrë parasysh faktin që Sardi ka vetëm pak kohë që është ndarë.

Sardi dhe Jonida janë treguar mjaft diskretë në lidhje me marrëdhënien e tyre, që sipas burimeve për “iconstyle.al” është bërë zyrtare tashmë.
Jo më larg se një javë më parë, dyshja është parë në një lokal në kryeqytet, bashkë me nënën e moderatores Jonida Vokshi, duke e bërë edhe më serioze lidhjen e tyre.

Edhe pse të dy janë personazhe publike, Jonida Vokshi dhe Sardi kanë treguar se janë “hermetikë” për sa i përket jetës private dhe nuk dimë nëse do të ketë ndonjë konfirmim të këtij lajmi!


TË NGJASHME