HomeShowbiz

Zbulohet lidhja që kishte Fjolla Morina me ish-shefin e antidrogës së Ulqinit

Rudolf Elezoviç, ish-shefi i policisë së Ulqinit duket se ka qenë një mik i afërt i këngëtares Fjolla Morina. Ka qenë vetë këngëtarja që e ka zbuluar këtë fakt, duke ngushëlluar në rrjetet sociale për humbjen e tij.

“Miku im i Dolfi shumë vështirë po e kam të shkruaj për ty. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Një humbje e madhe për ne. Kujtimi i tij do të jetë në zemrat tona. Ngushëllime”, shkruan Fjolla në Instagram.

Rudolf Elezoviç humbi kontaktet me familjen e tij më 27 maj të këtij, në mes të kufirit ujor të Shqipërisë me Malin e Zi, në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna.

Institucioni i Policisë Malazeze shpjegoi se prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë u informua për ngjarjen dhe urdhëroi që trupi të dërgohet për autopsi në mënyrë që të përcaktojë shkakun e vdekjes.


TË NGJASHME