Botë Lajme Lajmi i Fundit

Zbulohet një pajisje eksplozive në plazhin e populluar të Barcelonës

Policia ka evakuuar një plazh të Barcelonës sot pasi policia gjeti një pajisje shpërthyese në det. Një zëdhënës i Rojës Bregdetare Spanjolle konfirmoi lajmin për Reuters.

Policia ka krijuar një perimetër sigurie,  250 metra rreth mekanizmit, i cili u gjet në plazhin Sant Sebastian, një nga më të njohurit në Barcelonë.

“Zhytësit e marinës do të udhëtojnë sot për të neutralizuar pajisjen eksplozive, e cila mund të ketë ardhur nga Lufta Civile e 1936-1939,- shtoi zëdhënësi, -duke theksuar se zona do të qëndronte e mbyllur deri sa të bëhet e sigurt”.

Pajisja eksplozive ishte e vendosur tre metra thellësi dhe 25 metra larg bregut dhe u pikas nga një zhytës i policisë që ishte jashtë shërbimit, i cili kishte shkuar për të notuar në  atë zonë.

Related posts

Lobimi në ShBA/ ‘Balkan Insight’: Prokurorët në Tiranë nuk ngritën padi për foton e Ramës me Obamën

Mila

Në kërkim nga policia? Bardh Spahia pranon sfidën live: Do vij deri aty!

Mila

Amfiteatri destinacioni i preferuar artistik, rikthehen “Këngët e Liqenit”

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!