HomeLajme

Zbulohet organizmi i parë kompleks, që nuk ka nevojë për oksigjen

Henneguya salminicola

Paraziti në formën e kandilit të detit që jeton brenda salmonit të oqeanit Paqësor të Veriut është organizmi i parë që mund të mbijetojë pa oksigjen. Kjo hedh dritë se si mund të ekzistojë jeta në planetë të tjerë, me atmosferë ndryshe nga ajo e jona.

Krijesa parazitare quhet Henneguya Salminicola dhe jeton brenda salmonit. Pas identifikimit të hartës së gjeneve të saj, studiuesit zbuluan se nuk kishte gjenomë mitokondriale.

Studiuesit në Universitetin Tel Aviv në Izrael thonë se paraziti i ngjashëm me kandil-in, kalon jetën e tij duke u ngjitur në pjesën e brendshme të salmonit të Paqësorit të Veriut në një mjedis me oksigjen të ulët deri në zero.

Organizmi nuk ka një gjenomë mitokondriale, i cili është sistemi që ndan dhe konsumon oksigjenin që të gjithë organizmat shumëqelizorë përdorin për të fuqizuar qelizat e tyre. Henneguya salminicola nuk është e re, është një parazit i zakonshëm salmoni dhe pjesë e së njëjtës familje si koralet dhe kandil deti, por gjenoma e tij sapo është zbuluar.

Ekipi nuk e di akoma saktësisht se si mbijeton pa oksigjen, por një teori është se mund të marrë energji që prodhohet nga kimikatet e salmonit. Krijesa jeton brënda stomakut të një salmoni, por nuk është e dëmshme për peshkun dhe mund të qëndrojë me të për të gjithë ciklin e saj jetësor, konfirmuan autorët e studimit.

Pasi gjenomimi u hartua dhe u studiua nën një mikroskop me dritë fluoreshente në përpjekje për të kuptuar më mirë sesi jeton pa oksigjen. Ky etiketim gjenesh të ndryshme brenda gjenomit ishte shkaku që gjetën se nuk kishte ADN mitokondriale dhe madje as gjenet për ta prodhuar atë.

Studiuesit besojnë se H. salminicola mund të ketë pasur dikur ADN-në mitokondriale, por nga një paraardhës më i avancuar i kandil detit të gjallë, gjatë miliona viteve. Ajo ka humbur pjesën më të madhe të gjenomit origjinal të kandil detit, por ka ruajtur disa struktura komplekse, duke përfshirë qelizat e ngjitesit që i përdor për tu ngjitur në salmon.

Kjo nuk është krijesa e parë e zbuluar që mund të kalojë periudha të zgjatura pa oksigjen, por është organizmi i parë kompleks që nuk e kërkon atë fare.

‘Humbja e gjeneve të tepërt ka të ngjarë të sjellë një avantazh evolucionar, pasi është treguar se kostoja bioenergetike e një gjeni është më e lartë në gjenomet e vogla,’ shkruajnë autorët në punimin e tyre.

“Ata kanë humbur indin e tyre, qelizat e tyre nervore, muskujt e tyre, gjithçka”, tha bashkëautori i studimit Dorothée Huchon, një biolog evolucionar në Universitetin e Tel Aviv në Izrael, për Live Science. “Dhe tani zbulojmë se ata kanë humbur aftësinë e tyre për të marrë frymë.”

Zbulimi mund të ndryshojë kërkimin e jetës në planete të tjera pasi do të thotë se jeta mund të mbijetonte në mjedise shumë më të ndryshme. Kjo mund të përfshijë siperfaqen e Mars-it dhe ambientin nën sipërfaqet e akullta të hënës së Saturnit, Jupiterit dhe Neptunit.


TË NGJASHME