HomeShowbiz

Zbulohet partnerja e re e Salsano Rrapit

Bëhet fjalë për një emër dhe fytyrë të njohur që me siguri, për shumë syresh do të ngjallë nostalgji.

Sa më shumë po afrohet momenti i rifillimit të sezonit të ri të show-t të famshëm Portokalli, aq më shumë ujërat vijnë e qartësohen.

Pasi u mor vesh publikisht se Xhemi nuk do të jetë më pjesë e spektaklit, u mësuar se partneri i saj, Salsano, do të vijojë të mbajë detyrën e moderatorit. Pyetja që lindi ishte se kush do të jetë në krah të tij dhe mesa duket erdhi koha ta mësojmë edhe këtë.

Mësohet se përkrah Salsanos do të jetë Eneda Tarifa, e cila ka prezantuar edhe më parë programin e humorit. Vetë këngëtarja nuk e ka konfirmuar lajmin.

Siç dihet Eneida u largua nga “Portokalli” në vitin 2016, sipas saj, me pëlqim të dyanshëm.


TË NGJASHME