HomeSport

Zbulohet plani i Giuseppe Marotta për ta sjellë Paulo Dybala në Inter.

Edhe pse konsiderohet si ndër lojtarët më të mirë të “Juventus”, Paolo Dybala është pranë divorci me Juventus. I lënë në hijen e Cristiano Ronaldo dhe gjithashtu marrëdhënia jo e mirë me trajnerin bardhezi, Massimiliano Allegri.

Argjentinasi mund të jetë i sakrifikuari i radhës i Juventus për të arritur marrëveshjen me një lojtar tjetër. Bëhet fjalë për kampionin e botës, Kylian Mbappé, që ëndërrohet nga “Juventus”, për të formuar një dyshe ëndrrash me Cristiano Ronaldo.

Destinacioni i ardhshëm mund të jetë Interi ose Bayern München.

Inter duket se qëndron në “Pole position” për të transferuar lojtarin në Milano dhe kjo falë Giuseppe Marotta, i cili ka një marrëdhënie të mirë me lojtarin, pasi ishte pikërisht ai që këmbënguli për ta transferuar nga Palermo në Torino. Paolo Dybala gjithashtu do të preferonte një qëndrim në italy, edhe pse vështirësitë për të kaluar në një skuadër rivale si Inter nuk janë të pakta. Ndërkohë, ende nuk është diskutuar për një çmim të saktë, ndonëse shifrat kanë nisur të qarkullojnë.

Juventus me siguri nuk do ta lëshojë atë për një çmim poshtë 120 milionë euro, por ndërkohë ideja e Inter mund të jetë ajo që ta financojë në një mënyrë tjetër këtë blerje. Giuseppe Marotta po mendon që të ofrojë 80 milionë euro për kartonin e sulmuesit nga Argjentina, ndërsa diferencën tjetër ta financojë me 30-40   milionë euro në formë bonus. Vera pritet të jetë e nxehtë.

https://www.youtube.com/watch?v=ExN51V7sa50


TË NGJASHME