HomeShowbiz

Zbulohet prezantuesi i mbrëmjes së eventit Oscar

Ceremonia e Oscars është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vlerësimit të filmave në mbarë botën por sigurisht dhe një event i madh i showbiz-it.

Aktorët, regjizorët dhe producentët më të famshëm mblidhen në një natë ku përveçse vlerësohen për punën e tyre në filma, komentohen për veshjet dhe sjelljen gjatë ceremonisë. E një mbrëmje si kjo nuk mund ti mungojë një “zot shtëpie” i cili këtë vit do jetë komediani Kevin Hart.

Është bërë traditë tashmë që moderuesi i mbrëmjes është një aktor i humorit ose një nga moderatorët e “late night show” si Jimmy Kimmel apo Ellen, të cilët përgjatë gjithë natës “ngacmojnë” apo hedhin batuta për artistët që ndodhen në skenë apo për çmimet që marrin.

 


TË NGJASHME