HomeShowbiz

Zbulohet projekti që do bëjë ‘bashkë’ Luana Vjollcën dhe Blendi Fevziun

Jo vetëm moderatore dhe këngëtare, por tashmë Luana Vjollcën do ta shikojmë edhe si aktore. Aktori i humorit Bes Kallaku ka paralajmëruar prej disa ditësh filmin që po punon prej kohësh, ndërkohë që tashmë kanë dalë detaje të reja.

Xing.al ka shkruar se përveç Besit, në filmin komedi që pritet të realizohet shumë shpejt do të aktrojnë edhe Luana Vjollca e Blendi Fevziu të cilët do t’i shohim për herë të parë si aktorë.

Do jetë një histori aktuale sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk zbuloj më shumë por i premtoj publikut që do të jetë një nga komeditë më të bukura dhe më aktuale”, ka thënë Besi për filmin ku vetë ai do të luajë rolin e famshëm të “skifterit”.

Besi ka treguar se në film do të tregohet një histori aktuale dhe ka dy vite që merret me skenarin e kësaj komedie.


TË NGJASHME