HomeSociale

Zbulohet sekreti i pikturës së Picasso-s, pas saj qëndron një grua nudo, e shihni dot?

Edhe pse kanë kaluar 48 vite që nga vdékja e tij, pikturat e Pablo Picasso vijojnë të mahnisin me detajet e tyre. Zbulimi i fundit në pikturën “Vakti i të verbërit” e vitit 1903 ka të bëjë me një grua nudo që qëndron pas asaj që shohim në pamje të parë.

Duke përdorur teknologjinë e intiligjencës artificiale, ekspertët zbuluan se si mund të duket pjesa origjinale. Oxia Palus, një firmë e teknologjisë së artit me qendër në Londër, përdori teknologjinë AI për të rikrijuar pikturën dhe vepra e artit që ishte fshehur për 118 vjet u zbulua.

Sipas revistës Robb Report, Oxia Palus së pari krijoi një skicë të përafërt të figurës duke përdorur teknologjinë e imazhit XRF. Pastaj kompjuteri plotësoi pjesën tjetër të punës, pas goditjeve të furçave të ngjashme me pikturat e bëra nga Picasso në atë kohë.

Piktura u shtyp 3D në kanavacë, duke e bërë atë të duket si një pikturë e vërtetë vaji.

“Shpresoj se Picasso do të jetë i lumtur të dijë se 48 vjet pas vdékjes së tij dhe 118 vjet pasi piktura u fsheh, thesari që ai ka fshehur për pasardhësit zbulohet më në fund,” tha bashkëthemeluesi i Oxia Palus George Can për Robb Report.


TË NGJASHME