HomeShowbiz

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të ‘Twilight’ dhe të dashurës së tij

Javë më parë u bë publik lajmi se aktori i “Twilight”, Gregory Tyree Boyce dhe e dashura e tij, Natalie Adepoju kishin ndërruar jetë. Cifti u gjet i pajetë më 13 maj në shtëpinë e tyre në Las Vegas.

Lajmin fillimisht e bënë të ditur burime për USA Today dhe më pas u konfirmua nga të gjitha mediat. Policia raportoi se nuk kishin shenja dhune, por pranë trupave të tyre u gjend një pudër e bardhë.

Shkaku i vdekjes është bërë i ditur vetëm së fundmi, pas rezultateve të toksikologjisë.

Sipas raportit, vdekja e tyre ishte aksidentale, e shkaktuar nga përdorimi i drogës. Boyce dhe e dashura e tij ndërruan jetë për shkak të intoksikimit nga kokaina dhe fentanyli.


TË NGJASHME