HomeShowbiz

Zbulohet shkaku i vdekjes së Kobe Bryant dhe 7 personave të tjerë

Para pak muajsh bota e sportit humbi legjendën e basketbollit Kobe Bryant.
Basketbollisti së bashku me vajzën e tij Gigi dhe 6 persona të tjerë ndërruan jetë si pasojë e shpërthimit të aeroplanit me të cilin po udhëtonin.

Katër muaj nga ngjarja, është publikuar raporti i autopsisë nga Departamenti i Mjekësisë në Los Angeles.

Nga autopsia e publikuar ka rezultuar se piloti nuk ishte në gjendje të dehur dhe as të droguar.

Shkaku i vdekjes për të nëntë viktimat u vërtetua si traumë e hapur. Mënyra e vdekjes u vërtetua si aksident. Testi nuk zbuloi praninë e alkoolit ose drogave të ndryshme. Trupi i pilotit u testua për substanca, përfshirë benzodiazepines, kokainë, fentanil, heroinë, marijuanë, opioide, fenciklidinë dhe amfetamina”, thuhet në raportin e autopsisë.

Bryant la pas 3 vajza dhe bashkëshorten e tij Vannessa.


TË NGJASHME