Lajme Lajmi i Fundit Sociale

Zbulohet shkaku/ Pse dy vëllezërit porositën t’i hidhnin në erë biznesin

I vendosën tritol për borxhin e pashlyer, arrestohet një nga vëllezërit.

Policia e Krujës ka zbuluar porositësit e një shpërthimi me tritol të një parukerie në Nikël të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur më 16 gusht dhe një ditë më pas, u ndalua autori që vendosi lëndën plasëse.

Gjatë hetimeve, 23-vjeçari me inicialet L.C., ka treguar se tritolin e kishte vendosur për llogari të dy vëllezërve nga Nikla. Pas kontrollit në banesën e të dyshuarve, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 5 fitila zjarrpërcjellës; 5 kapsolla detonatore, ndërsa u vu në pranga një prej tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, pas një pune hetimore intensive kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në datë 16 gusht 2019, ku biznesit (parukeri) të shtetases R.Sh., iu vendos lëndë plasëse. Policia arrestoi në flagrancë, si autor i dyshuar për ngjarjen e mësipërme shtetasin B.Sh., 24 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale ‘Shkatërrim prone me eksploziv’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve’, si dhe shpalli në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Sh., 28 vjeç, banues në Nikël”, bëhet e ditur nga Policia.

Parukeria ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të Raimonda Shegës, banuese në Nikël. 49-vjeçarja mësohet se u kishte një borxh të pashlyer dy vëllezërve dhe për këtë arsye ata kanë porositur t’i hedhin në erë biznesin.

Parukerisë së Shegës i është vendosur disa herë lëndë plasëse, por nuk dihet nëse edhe në rastet e mëparshme autorët janë të njëjtët.

Related posts

Grabitja në Rinas, celulari i grupit të Murataj çohet në Izrael

Mila

Shqiptari që vdiq në Trikalla, mësohet arsyeja e sherrit me rusët

Klaudia gotanews

Lori Hoxha publikon foto nga adoleshenca

Mila
Na Kontaktoni!