HomeShowbiz

Zbulohet titulli i ri i Princit Charles!

Princi Charles ka fituar një titull të ri gjatë izolimit – Mbreti i Instagramit! Postimet në mediat sociale të tij kanë arritur një numër shumë të lartë të pëlqimeve gjatë pandemisë.

Më 1 Prill, Charles bëri shfaqjen e tij të parë video që kur u shërua nga koronavirusi, duke folur për “simptomat e tij ” dhe kohën që po kalonte në izolim.

Para kësaj, postimet e tij në Instagram kishin marrë rreth 20,000 pëlqime, por videoja e tij ku fliste për COVID-19 mori afër 850,000 pëlqime.
Që atëherë, ai ka vazhduar të postojë më shumë në profilin e tij në Instagram, duke promovuar çështje që kanë rëndësi për të, përfshirë mjedisin, natyrën dhe familjen.

Princi Charles mund të ishte drejtuar dhe të pjestarët e familjes së tij për këshilla që kanë të bëjnë për postimet në Instagram, në veçanti Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit, të cilët janë më të përgatitur për përdorimin e mediave sociale, saktësisht ata kanë 11.8 milion milion ndjekës.


TË NGJASHME