HomeShowbiz

Zbulohet tradhtia e Princeshës së Dubait me truprojën! Ja sa e ka paguar për të mos folur

E përditshmja “Daily Mail” shkruan se gruaja e sundimtarit të Dubait i ka dhënë truprojës britanik, i cili mendohet se është edhe i dashuri i saj, 1.2 milionë paund në këmbim të heshtjes për lidhjen e tyre.

Gjithashtu thuhet në artikull se ajo e ka mbajtur me dhurata luksoze gjatë gjithë lidhjes së tyre 2-vjeçare, mes të gjithave tyre edhe një orë 12 mijë paund, si dhe armë të mira.

Princesha Haya, gruaja e gjashtë dhe më e re e miliarderit Sheik Mohammed Al Maktoum, e shpërbleu truprojën britanik, me kushtin që ai ta shoqëronte kudo që shkonte.

Tradhtia e saj u bë çështje edhe gjatë seancës në Gjykatën e Lartë kundër burrit të saj në Londër, ku ajo fitoi kujdestarinë e dy fëmijëve që ka me sheikun.


TË NGJASHME