HomeLajme

Zbulohet veza e rrallë 1 mijë vjeçare (Foto)

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një vezë pule1 000-vjeçare në jug të Tel Avivit. Gërmimet u zhvilluan në qytetin Javne, sipas zyrtarëve të cilët e konsiderojnë këtë një zbulim të rrallë të peridhës biznatine.

“Studiuesit e zbuluan vezën e paprekur gjatë gërmimeve në një gropë antike”, njoftoi sot Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.

“Edhe në nivelin global, ky është një zbulim jashtëzakonisht i rrallë”, tha në një deklaratë Lee Perry Gal i Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit dhe një ekspert kryesor për shpendët në botën antike. Fatkeqësisht, veza kishte një çarje të vogël, që do të thotë se shumica e lëngut kishte dalë. Vetëm pak përbërje nga e verdha e vezës ishte ende brenda, për të bërë analiza të ADN-së në të ardhmen”, shtoi ai.


TË NGJASHME