HomeShowbiz

Zbuloi për jetën seksuale të të dashurës, ish-boksieri e therr me thikë

Andrew Wadswort është një ish-luftëtar 37- vjeçar i duelve në kafaz. Ai u shpall sot fajtor për vrasjen me thikë të së dashurës së tij, para vajzës së saj adoleshente, në një sulm të tmerrshëm të nxitur nga kokaina dhe alkooli.

37-vjeçari goditi me thikë për vdekje Melissa Belshaw, 32 vjeç, në shtëpinë e saj në Wigan, dy muaj pasi ai doli nga burgu.

Ish-profesionisti i arteve marciale ishte tërbuar kur kishte mësuar ato që quante zbulime “shokuese” për jetën e saj seksuale.

Në gjykatë u tha se vrasësi ishte shumë i tërhequr nga Melissa por marrëdhënia e tyre ishte e paqëndrueshme dhe “e varur nga nevojat e tyre reciproke për alkool, droga dhe seks”.

Wadsworth tha se ishte ndjerë “i turpëruar dhe tradhëtuar” kur e dashura e tij pranoi se në një periudhë, kishte punuar si prostitutë”.

Ai u shpall gjithashtu fajtor për tentativë vrasjeje ndaj një fqinji heroik që u përpoq të ndërhynte, ndërsa shpëtoi nga akuza e tentativës së vrasjes së vajzës 13 vjeçare të së ndjerës.


TË NGJASHME