HomeShowbiz

Zbuloni suprizën se kush do të jetë prezantuesja tjetër e ‘Këngës Magjike’

Balerina seksi, Klaudia Pepa do t’i bashkohet festivalit të këngës ‘Kënga Magjike’.

Klaudia Pepa do të jetë bashkëprezantuese e Ardit Gjebresë dhe Bora Zemanit në tre netët finaliste të edicionit të 20-të spektaklit ‘Kënga Magjike’.

Ishin dy moderatorët ata që zbuluan surprizën duke treguar se, Pepa do t’i bashkohet këtë edicion të spektaklit të njohur të muzikës shqiptare.

Nga ana tjetër Klaudia tregoi se nuk do të vijë e vetme në Shqipëri pas dy javësh, për të nisur përgatitjet.

“Do të vij me një ushtri. Me 12 balerinë meshkuj profesionistë nga ‘Mediaset’”, tregoi ajo.


TË NGJASHME