HomeSociale

Zbutja e masave? Ja paralajmërimi i kreut të OBSH-së

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka zhvilluar një takimi virtual me ministrat e Shëndetësisë së vendeve anëtare të G20, për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Ai ka paralajmëruar vendet që planifikojnë të zbusin masat mbrojtëse në luftën kundër COVID-19, që të jenë të gatshme për reagim të shpejtë në rast se shperthen një valë e re e koronavirusit.

“Është thelbësore se zbutja e këtyre masave kufizuese të realizohen me faza, pra gradualisht.”-siç raporton AP.

“Është e shumë e rëndësishme që në fazën tjetër, vendet të jenë më të edukuara, të angazhojnë dhe përgatisin qytetarët për të parandaluar dhe reaguar shpejtë në rast të ndonjë vale të re të koronavirusit. Të sigurojnë kapacitete të mjaftueshme për kryerjen e testeve, të izolojnë dhe kujdesen për këdo që infektohet dhe të gjurmojnë kontaktet që mund t’i kenë pasur”, ka shtuar ai

K.S/GotaNews


TË NGJASHME