HomeLajme

Zelanda e Re miraton ligj të ri për armët pas sulmit terrorist

Parlamenti i Zelandës së Re ka votuar për të ndryshuar ligjin për armët, më pak se një muaj pas sulmit terrorist ku humbën jetën 50 persona.

Votimi i ditës së sotme rezultoi 119 kundër 1 për ndalimin e të gjitha armëve gjysmë-automatike, ndërkohë që kryeministrja Jacinda Ardern u shpreh se po u jepnin “një zë” viktimave të masakrës në Christchurch.

Projektligji pritet të kthehet në ligj më vonë gjatë kësaj jave, kur guvernatori i përgjithshëm ta nënshkruajë atë.


TË NGJASHME