HomeShëndeti

Zelanda e Re “zhduk” koronavirusin, rikthehet normaliteti në vend

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka deklaruar sot se me sukses është ndaluar përhapja e koronavirusit në vendin e saj, duke pretenduar se virusi aktualisht “është zhdukur”, raporton BBC.

Ajo këto komente i bëri pasi në këtë vend nuk është shënuar as edhe një rast i ri me COVID-19. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk do të thotë se gjithçka ka marrë fund.

Ky lajm është bërë publik vetëm pak orë pasi Zelanda e Re do të shfuqizojë masat më të rrepta mbrojtëse, që i ka aplikuar nga fillimi i shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Nga e premtja, kanë rifilluar punën disa biznese edhe pse nga qytetarët do të kërkohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me qëllim të shmanget kontakti social. Në Zelandën e Re deri më tani janë konfirmuar 1.500 raste të prekurve me koronavirus, si dhe 19 tjerë të vdekur.

“Po e rifillojmë ekonominë, por nuk po e hapim jetën sociale. Kemi fituar betejën, por duhet të jemi të kujdesshëm”, ka shtuar Ardern.

Sipas saj, të dhënat e fundit tregojnë se Zelanda e Re në fakt e ka zhdukur coronavirusit, megjithatë kjo nuk do të thotë sipas saj se nuk do të ketë raste të reja, por që sipas gjitha gjasave do të jetë numër i vogël dhe lehtë i menaxhueshëm.

Kryeministrja Ardern pranoi se do të kishin nga njëmijë raste me COVID-19 në ditë, po të mos kishin reaguar në kohë duke aplikuar masa të rrepta mbrojtëse.


TË NGJASHME