HomeSport

Zeneli refuzon Fenerbahcen, por në garë futet edhe kampioni në fuqi Galatasaray

Gjiganti turk, Fenerbahce prej kohësh është vënë në ndjekje të Arber Zenelit.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka zgjuar interesimin e Fenerbahces pas paraqitjeve të mira me klubin e tij Heerenven.
Por Zeneli duket se nuk preferon kalimin në kampionatin turk.

“Shumë tifozë të Fenerbahces më kanë shkruar në rrjetet sociale për të më pyetur nëse do t’i bashkohem atyre”.

“Me gjithë respektin që kam për klubin dhe tifozët, unë preferoj ndonjë kampionat më të fortë si ai italian, anglez, spanjoll apo gjerman”, ka thënë Zeneli për fcubdate.nl.
Por mediat turke gjatë ditës së sotme kanë shkruar se në garë për yllin e Kosovës është futur edhe kampioni në fuqi Galatasaray.

Ylli i skuadrës nga Stambolli, Gary Rodrigues është afër largimit dhe Galatasaray e sheh Zenelin si zëvendësuesin adekuat të tij.
Mbetet të shihet nëse Galatasaray do ta bind Zenelin për t’iu bashkuar gjatë afatit kalimtar dimëror.

Zeneli këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje me Heerenvenin ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.


TË NGJASHME