Lajme Lajmi i Fundit Rajon

Zëri i Amerikës: Operacione në kufirin greko-turk…

Roja bregdetare greke tha se ndaloi një skaf në kufirin greko turk me dyshimet se është përfshirë në trafik narkotikësh dhe është në kërkim të një gomoneje tjetër që dyshohet se iu largua kërkimit policor.

Sipas rojës bregdetare greke që citohet nga mediat kryesore në Greqi, dy shetas shqiptarë dhe një italian janë ndaluar në skaf ndërsa po kryhen kontrolle për lëndën narkotike.

Mediat greke njoftuan se skafi ishte nisur nga Shqipëria dhe u diktua nga roja bregdetare turke për t`u bllokuar më pas në ujrat greke ne një operacion të gjerë ku është përfshirë reparti nënujor i rojës bredgetare greke me10 mjete dhe FRONTEX me mjete detare dhe ajrore.

Sipas mediave greke gjatë operacionit për të ndaluar gomonen super të shpejtë është qëlluar nga roja bregdetare greke me armë zjarri në motorrin e gomones. Policia shqiptare përmes një deklarate tha se nuk ka asnjë të dhënë se mjeti u nis nga Shqipëria.

Në deklaratën e policisë shqiptare lidhur me njoftimet e mediave greke thuhet se “operacioni zhvillohet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë dhe jo në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe nga komunikimi i deritanishëm dhe shkëmbimi i informacionit me palen greke nuk ka asnjë të dhënë që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria”. Në deklaratën e policisë shqiptare thuhet se “policia greke gjatë operacionit ka kapur një prej mjeteve lundruese, brenda të cilit nuk është gjetur lëndë narkotike dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian që ndodheshin në bordin e skafit”.

Policia shqiptare tha se është në shkëmbimin e informacionit me homologët grekë për dy shtetasit shqiptarë dhe është në ndjekje të operacionit nga homologët grekë. Pak ditë më parë policia greke ndaloi rreth 1 tonë marijuanë afër kufirit verior grek fqinj me Shqipërinë ku nga hetimet e të dy policive rezultoi se lënda narkotike kishte hyrë nga brezi kufitar shqiptar. /Voa/

Related posts

Flet Gjoni pas sulmit me bojë: Dihet kush e bëri

Elgit Doda “i jep leksione” Klea Hutës!

Katalina

Basha nga Durrësi: Shqiptarët e kanë marrë vendimin, nesër do të rrëzojmë Ramën

Na Kontaktoni!