HomeLajme

“Zero vrásje ka vetëm në parajsë”/ Policja simpatike e Elbasanit revoltohet me gazetarët

Anisa Kostani, polícja simpatike nga Elbasani, e cila u bë e famshme për shkak se mbante një gjarpër si kafshë shtëpiake, ka reaguar e indinjuar kundrejt gazetarëve. Nisur nga raportimet e ngjarjeve kríminale në qytetin e Elbasanit, ku vetëm para dy ditësh u vrá një person, polícja thekson që vendi i vetëm ku ka zero vrásje dhe zero plágosje është parajsa.

Më tej Anisa Kostani shprehet se ata që shkruajnë keq për Polícinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorëve Don Zhuanë”.

Statusi i plotë i polices:

“Duke marrë shkas nga disa pseudo gazetarë/e, që iu duket vetja si të arrirë në profesion, por në fakt në shkrimet e tyre nuk shpalosin gjë tjetër veç se inat personal dhe injorancë, ju bëj me dije se:

Polícia Elbasan nuk ka qenë asnjëherë kaq aktive sa sot, nuk ka pasur asnjëherë kaq arritje sa sot, po çkërkoni ju? Zero vrásje, zero plágosje, zero çdo lloj krími tjetër vetëm në Parajsë ka; nëse e keni me qejf jeni të lirë të shkoni, por kujdes mos digjeni ne Ferr rrugës!

E nëse do t’ju drejtohesha dhe Unë me të njëjtin fjalor si ju, edhe pse sma lejon etika, por po e bëj sepse spo mbaj rezerva me ju të degjeneruar; i keni pas profesorat Don Juan a që ju kanë dhënë shkollën, sepse me e pas marrë me meritë, të paktën do dinit te artikuloheshit dhe mos të paragjykonit, por të shihnit statistikat dhe të vinit me një gjykim. E kjo quhet punë, jo “llogjet e kafeve” që zhgaravisni ju si kodra pas bregut lart e poshtë nëpër rrjete sociale, mendoj për të vetmen arsye që të merrni pak vemendjen e munguar. Nëse dëshironi, ua jap unë këtë mundësi duke ju bërë dhe tag, sepse kam jo pak shikueshmëri.

Banorët në Elbasan duhet të ndërgjegjësohen, të arsimohen e të kulturohen që në vogëli; e kjo është punë individuale dhe e familjes, jo e Polícisë, por tashmë keni mësuar mirë të drejtoni gishtin drejt Polícisë, sepse aq dini dhe aq bëni!”


TË NGJASHME