HomePolitikë

Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit amerikan në Tiranë, ditën e protestës së opozitës

Pete Marocco, zëvendës ndihmës sekretari amerikan do të zhvillojë një vizitë në Tiranë për sigurinë rajonale dhe ekstremizmit të dhunshëm. Takimi do të zhvillohet pikërisht ditën e shtunë, kur është planifikuar edhe protesta e PD.

“Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit, Marocco, do të marrë pjesë në takimin e 15-të të Europës Juglindore në Tiranë, Shqipëri ku do të takohet me krerët e Ballkanit Perëndimor për sigurinë rajonale dhe kundërvënien e ekstremizmit të dhunshëm. Gjatë vizitës së tij në Shtutgart, ai do të ketë konsultime në bazat ushtarake të EUCOM dhe AFRICOM”,- thuhet në njoftimin e Departamenit Amerikan të Shtetit./tiranapost.al


TË NGJASHME