HomeSport

Zëvendësimi i dytë dhe marrëdhënia me Sarrin, reagon Cristiano Ronaldo

Ndeshja ndaj Milan, ishte një ndeshje e vështirë dhe shumë e rëndësishme për Juventus. Në minutën e 55-të të takimit, trajneri bardhezinjve vendos të nxjerri nga fusha Cristiano Ronaldon, për ta zëvendësuar me Paolo Dybala. Një vendim që nuk u prit mirë nga ylli portugez, i cili u largua pa përshëndetur stolin dhe kaloi drejt e në dhomat e zhveshjes. Madje u raportua se CR7, ishte larguar para përfundimit të sfidës.

Menjëherë pas kësaj, shumë media aluduan edhe për një largim në fund të sezonit të superyllit portugez, ose një gjobë nga ana e drejtuesve të klubit. Por, sipas ANSA asgjë e tillë nuk ka për të ndodhur.

Ronaldo mesa duket nuk ka pasur problem me trajnerin, por thjesht me veten e vetë. Portugezi është nga lojtarët më të mirë në botë dhe ego e tij nuk mund ta pranonte zëvendësimin në një sfidë të tillë. Megjithatë, për ti vënë kapak të gjitha supozimeve të mediave, ka menduar vetë sulmuesi me një postim në Twitter. “Një ndeshje e vështirë, një fitore e rëndësishme”, shkruan Cristiano, që e mbull postimin me frazën e njohur juventine “fino alla fine”.


TË NGJASHME