HomePolitikë

Zgjedhje të parakohshme, Balla: Së pari konfirmoni mbështetjen e popullit

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla i ftuar në Ora News tha se nëse partitë PD-LSI duan të kenë zgjedhje të parakohshme duhet që të futen në zgjedhjet vendore dhe të konfirmojnë mbështetjen e popullit.

“Ne themi merr pjesë në zgjedhjet vendore, konfirmo që ke mbështetje në popull. Fito 31 nga 61 bashki dhe në shtator bëjmë zgjedhje të parakohshme. Por këta duan pushtet në tavolinë. Pushtet në tavolinë, Lulzim, nuk ka”, u shpreh Balla.


TË NGJASHME