HomePolitikë

Zgjedhje të parakohshme? Ja çfarë tregon Gjiknuri

Kreu i opozitës gjatë kësaj të marte teksa tha se ishte gati për reformën zgjedhore, theksoi se zgjidhja e krizës politike vinte me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ato lokale në të njëjtën ditë.

Por socialisti, Damian Gjiknuri i cili firmosi një marrëveshje me opozitën për reformën zgjedhore tregoi se a do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhjet e parakohshme kanë vetëm një mënyrë se si zhvillohen. Atë e ka thënë edhe kryeministri sepse ai e ka në dorë dhe ka një mënyrë kur vet mazhoranca me vullnetin e saj shpërndan parlamentin kur ai humbet votëbesimin. Nëse në një situatë të caktuar mund të gjykojë kjo mazhorancë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme atë do ta vendosim kur të vijë momenti i duhur”, tha Gjiknuri.

Forcat kryesore politike arritën sot një marrëveshje për të realizuar me mirëkuptim reformën zgjedhore deri më 15 mars. Një grup prej 4 anëtarësh, përfaqësues të tre partive kryesore Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili ranë dakord për miratimin e reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

Reforma u ra dakord që të diskutohet dhe hartohet jashtë parlamentit në tryezën politike të partive, dhe produkti i saj konsensual të miratohet pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti.

Në Këshillin Politik të ngritur mes pozitës dhe opozitës marrin pjesë përfaqësues të opozitës së bashkuar, drejtuesit e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, si dhe përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvend. Shumica ra dakord të mos ndryshojë produktin e dakortësuar me opozitën, në Komision apo në seancë plenare. Krahas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, palët ranë dakord të diskutojnë edhe çdo problematikë tjetër zgjedhore, që i shërben arritjes së standardeve zgjedhore ndërkombëtare.

Opinion.al


TË NGJASHME