HomePolitikë

Zgjedhjet, ambasadori britanik apel partive politike: Duhet dialog

Ambasadori britanik, Duncan Norman ka komentuar situatën politike në vend. Në një intervistë për Balkan Web, Dunkan u shpreh besimplotë që zgjedhjet mund të realizohen në datën 30 qershor, por që mbetet e rëndësishme që palët të marrin pjesë dhe zgjedhjet të jenë demokratike.

Pjesë nga intervista:

Cila mund të jetë zgjidhja për krizën politike dhe a mund të ketë zgjedhje me 30 qershor?
Një nga shqetësimet e mia sa i përket situatës politike, është i njëjti me atë që kanë shumë qytetarë që jetojnë në Shqipëri. Jemi duke parë një situatë delikate politike dhe që kërkon që të gjitha palët si opozita edhe qeveria të ulen në një tryezë dialogu. Lufta ndaj krimit të organizuar është një çështje që na shqetëson të gjithëve ne. Isha këtu në Shkodër për të dëgjuar disa nga sukseset e fundit të policisë por edhe çfarë mbetet për t’u bërë. Disa nga sukseset që ka patur në këtë fushë është edhe vendimi për burgimin e Klemend Balilit.

Cila mund të jetë zgjidhja për krizën politike dhe a mund të ketë zgjedhje me 30 qershor?
Zgjidhja për krizën politikë është në fakt që të dyja palët të bisedojnë me njëra-tjetrën dhe çdo zgjidhje patjetër që mund të vijë vetëm përmes dialogut. Sa i përket zgjedhjeve me 30 qershor mendoj që teknikisht mund të realizohen në datën e caktuar por është e rëndësishme që të jenë demokratike dhe kjo do të thotë se të gjitha palët të marrin pjesë në zgjedhje.


Mund të bëhen pa opozitën nëse opozita nuk futet në zgjedhjet e 30 qershorit?
Teknikisht them se po mund të bëhen por në fakt zgjedhjet në çdo vend duhet që të jenë një proces demokratik dhe duhet t’i japin mundësi qytetarëve të zgjedhin mes alternativave ndërsa teknikisht natyrisht që mund të bëhen zgjedhje pa opozitën por nëse kjo do ishte një gjë e mirë apo jo mbetet për t’u parë.


TË NGJASHME