HomePolitikë

Zgjedhjet, Balla: Ja ç’mund t’i ofrojmë opozitës

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla i ftuar në News 24, foli për zgjedhjet dhe situatën politike në vend, teksa përmendi edhe mundësitë që mund t’i tolerohen opozitës për të hyrë në zgjedhje. Ai tha se mund ti jepnin kohë opozitës për të regjistruar kandidatët në zgjedhje.

Nëse Basha vijon të insistojë në kërkesat antikushtetuese, fëminore, sa herë të kete zgjedhje të marrë luli një cop pushtet, Luli s’ka për të qenë kurrë gati për zgjedhje. Në 2017, mori 6 ministri për zgjedhje, dhe kur u shkua më pas në këto ministri u deshën javë të tëra për t’i vënë në punë, pasi kishin hyrë persona të papërgjegjshëm.

Më 30 qershor janë zgjedhjet, nëse do edhe dy tri kohë për të regjistruar kandidatët le të regjistrojë të hyjë në zgjedhje, të humbi prap, dhe të fillojë të përgatitet për 2021
.”, tha Balla.


TË NGJASHME