HomePolitikë

Zgjedhjet, Bindja Demokratike dorëzon ankimimin në KQZ

Partia Bindja Demokratike ka dorëzuar në KQZ ankimimin për zgjedhjet lokale të zhvilluara më 30 qershor. Mësohet se ankimimi është bërë për të gjitha zonat në të cilat kjo parti ka pasur kandidatë të saj për kryetar bashkie dhe për këshilltarë bashkiakë.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Astrit Patozi nëpërmjet një deklarate bëri me dije se kanë vendosur t’i ankimojnë zgjedhjet pasi mendojnë që ato u drejtuan dhe administruan keq vetëm nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, pasi kanë refuzuar komisionerët e BD.

Objekt i ankimimit janë vetëm ato qendra votimi dhe zona zgjedhore, ku Bindja Demokratike, u lejua të marrë pjesë në garë, ndërkohë që të njëjtat probleme me zgjedhjet me siguri që kanë ekzistuar në të gjithë territorin”.


TË NGJASHME