HomePolitikë

‘Zgjedhjet do të mbahen…’, çfarë po paralajmëron Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë mbledhjes që ka mbajtur paraditen e sotme me Kolegjin e Kryetarëve është shprehur se nuk do të lejojë që zgjedhjet t’i organizojë krimi, ndërsa ka shtuar se vetëm largimi i Ramës i hap rrugë zgjidhjes politike.

Zgjedhjet pa opozitën janë farsë. Ne nuk do të lejojmë më që krimi të diktojë zgjedhje në Shqipëri. Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të 2017. Me Edi Ramën dhe me Dakon e Gjiknurin në krah të tij nuk mund të ketë zgjedhje të lira as sot, as mot. Prandaj largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike që kemi kërkuar ne, opozita e bashkuar dhe legjitime e Shqipërisë, për të hapur dialogun me qeverinë e re tranzitore për masat që duhen marrë për të krijuar kushtet për zgjedhjet.“, ka thënë Basha.

Ndërkohë kujtojmë që opozita ka vendosur datën e protestës së radhës që pritet të mbahet me 11 Maj në orën 18:30, ndërsa duke filluar nga kjo e enjte do të ketë protesta rajonale në të gjitha akset kryesore të vendit.


TË NGJASHME