HomePolitikë

Zgjedhjet e 30 qershorit, Balla flet prerë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla deklasoi sot se Basha dhe Berisha, e dine fare mirë se nuk ka më pushtet politik në tavolinë.

Sipas Balles, ne Shqipëri ka marrë fund një herë e përgjithmonë, historia se mund të marrësh pushtet në tavolinë, apo mund të marrësh pushtet me forcë.

Balla theksoi se klo është një fushatë që duhet fituar për Shqipërinë, që duhet fituar për shtetit me rregulla, për shtetin me institucione.

“Është shumë e rëndësishme që në këtë fushatë të jemi shumë herë më shumë të angazhuar se në çdo fushatë tjetër sepse kundërshtari ynë në këtë fushatë është një grupim politikanësh të korruptuar të cilët nuk duan që populli të shprehet me votë në zgjedhje. Në Shqipëri ka marrë fund, një herë e përgjithmonë, historia se mund të marrësh pushtet në tavolinë, apo mund të marrësh pushtet me forcë. Lulzim Basha e di fare mirë këtë, padroni i vet politik, Sali Berisha e di fare mirë këtë.
Kjo është një fushatë që duhet fituar për Shqipërinë, që duhet fituar për shtetit me rregulla, për shtetin me institucione. Po ua them shumë qartë, beteja jonë për të zhvilluar një proces normal zgjedhor brenda afatit kushtetues, 30 Qershor, është një betejë që ne do ta fitojmë. Do ta fitojmë, sepse vetëm keshtu mund të bindet çdo banor i Shqipërisë që rregullat zbatohen njësoj”- tha Balla.

balla3

Ai paralajmeroi se duhet ta harroje gjithkusht qe mund ta medojes e do te pengoje zgjedhesit ne 30 qershor.

“Të gjithë jemi këtu për një ditë të vetme, 30 Qershorin, dhe harrojeni që mund të dalë dikush të pengojë, qoftë edhe një zgjedhës të vetëm në 30 Qershor.  I kemi shkruar bashkë me PD nenet e kodit penal. Neni 325 e thotë shumë qartë, kush pengon një subjekt zgjedhor të zhvillojë fushatë, dënohet. Neni 330, e drejta e zgjedhjes, kush pengon një zgjedhës të vetëm të shkojë të votojë dënohet nga 2 deri në 5 vjet burg, kur kryhet në bashkëpunim”, u shpreh Balla.

balla2

Balla gjithashtu gjatë fjalës së tij shpreh i bindjen se jo vetëm PS do të fitojë zgjedhjet vendore, por edhe mandatin e tretë për të qeverisur vendin në vitin 2021.

“Edi Rama, jo vetëm është në krye të një qeverie legjitime, por siç do të vazhdojmë të drejtojmë Bashkinë Elbasan me Gledin, edhe në vitin 2021 me Edi Ramën do të fitojmë mandatin e tretë të PS”, deklaroi Balla.

balla1

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit së bashku me kandidatin për Bashkinë e Elbasanit Gledian Llatja, deputetë e kryetarin e bashkisë Qazim Sejdinin u ndalën në njësin nr.1 në një takim me qytetarët e kësaj zone.


TË NGJASHME